Shefi i NATO-s të dielën në Tiranë

Shqipëria

Shefi i NATO-s të dielën në Tiranë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:54
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të dielën do te zhvilloje nje vizite në Tiranë.

Sipas informacioneve kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut, përpara së të udhëtoi për në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvilloi në takim dy ditorë, të planifikuar që më parë, do të bëjë një ndalesë në Tiranë vetem disa ore para protestes se paralajmeruar nga opozita.

Pritet qe ne kete ndalese Stoltenberg të takohet me Kryeministrin Edi Rama, dhe do të japë një konferencë për shtyp në Kryeministri me një mesazh të qartë për opozitën, që do të zhvillojë protestën e saj 3 orë më pas.

Konferenca për shtyp pritet të mbahet në kryeministri në orën 15:30, ndërsa opozita do të nis protestën e saj në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat