Demokrati tregon emrin e biznesmenit që qëndron pas rrugës së “florinjtë” Milot- Balldren dhe lidhjen me 21 janarin

Shqipëria

Demokrati tregon emrin e biznesmenit që qëndron pas rrugës së “florinjtë” Milot- Balldren dhe lidhjen me 21 janarin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ka bërë me dije se pas skandalit të koncesionit në rrugën Milot  – Balldren qëndron Agim Kola. Shehaj u shpreh se Agim Kola është biznesmen i mesëm dhe nuk ka as eksperiencë dhe as buxhet për të marrë përsipër këtë koncesion.

Ndwrkohw, drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi tregoi mw shumw detaje duke pwrcjellw njw video tw shkurtwr tw 21 janarit, ku njw qytetar ishte i lyer me bojw tw kuqe pwr tw dhwnw idenw e gjakosjes. Sipas gazetarit qytetarin e ndihmon tw lyhet Laert Kola, djali i biznesmenit Agim Kola, i cili prej kohwsh wshtw i atashuar nw Partinw Socialiste.

“Rruga Milot – Balldren është korruptive. Ka edhe një problem të madh këtu. Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që të ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro. Jo vetëm kaq, por kompania fituese nuk plotëson kushtet minimale financiare.

Një kompani duhet të financojë një rrugë që kushton shumë më tepër nga se ka si buxhet. Kostot janë të fryra, ndërsa mund të kemi të bëjmë me pastrim parash. Kompania jo vetëm nuk i ka 52 milionë euro, por shteti do i japë edhe para që nuk ka e s’mund të investojë. Kjo është një vjedhje gjigande. Në këto kushte, qeveria duhet të verifikonte nëse ministria ka apo nuk ka buxhet.  Edhe rruga Orikum – Dukat është skandal i madh gjithashtu.

Sipas kontratës, 1 kilometër bën 15 milionë euro, ndërsa në Europë është 3 milionë euro. Emri i biznesmenit është Agim Kola. Është biznesmen i mesëm, nuk ka kapital dhe as eksperiencën për të ndërtuar rrugën”, tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat