Njihet si i forti i “Myslym Shyrit”, kush është 40-vjçari i arrestuar për vrasjen e ish-policit

Shqipëria

Njihet si i forti i “Myslym Shyrit”, kush është 40-vjçari i arrestuar për vrasjen e ish-policit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:16
Gjergj Cukali

Mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e ish-policit, Arben Bilalit, në Tiranë më 30 janar 2019.

50-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Policia bëri me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Cukali, 40 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

40-vjeçari i arrestuar njihet ndryshe si i njohur edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri”.

Kush është Gjergj Cukali

Gjergj Cukali nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës, ndonëse ka qenë një prej personazheve të njohur në botën kriminale në kryeqytet. Bashkë me miqtë e tij, Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Por plani dështoi, duke rënë të gjithë në pranga. Kjo ngjarje është shënuar në muajin korrik të vitit 2004. Vendi ku familjarëve u është kërkuar të dorëzojnë shumën me para ishte te Varrezat e Tufinës.

Por, pa nguruar shumë, familjarët e Demirlikës njoftuan policinë e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar shumën me para të kërkuar nga pengmarrësit. Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu, çka solli më pas lirimin e tij dhe arrestimin e personave të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat