PD-LSI në Shkodër me listë të komisionerëve në dorë në KZAZ, por e gjejnë bosh

Shqipëria

PD-LSI në Shkodër me listë të komisionerëve në dorë në KZAZ, por e gjejnë bosh

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:28
Foto

Opozita e bashkuar nuk është regjistruar për zgjedhjet  vendore të 30 qershorit por mbetet e vendosur për ta mbajtur në monitorim administrimin e këtij procesi.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe në Shkodër ku kryetari i PD-së Xhevdet Amuli dhe Edmond Ndou koordinator i LSI-së janë paraqitur në  KZAZ-së numër 2  në Shkodër për të dorëzuar listën e komisionerëve për qendrat e votimit por nuk e kanë gjetur në funksion.

Amulli: Nuk është asnjë person në zyrë.Sot brenda ligjit kemi ardhur të sjellim listën e komisionerëve por këtu nuk është asnjë person. Shenjë dalluese nuk ka në derë. Rama e di ku do të drejtohen votuesit pas 30 ditësh që do të votojnë.

Ndou: E kanë lënë ta marrin në dorëzim javën tjetër kur duhej ta merrnin që me 11 prill.  Ne duhet të largohemi nga këtu por LSI dhe PD do të ndjekin hapat ligjorë deri në Kolegj Zgjedhor për dorëzimin e anëtarëve të KZAZ-ve dhe komisionerëve.

E njëjta situatë ishte edhe në KZAZ nr 4, ku i pranishëm ishte vetëm sekretari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat