Fieri gati për çeljen e sezonit turistik, pastrohen plazhet

Shqipëria

Fieri gati për çeljen e sezonit turistik, pastrohen plazhet

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:31
Ilustrim

Dy ditë para çeljes së sezonit të ri turistik 2019, e gjithë zona e bregdetare e frekuentueshme prej plazhistëve në Fier është e pastër.

Bashkia e Fierit po bën përgatitjet e fundit në territor për nisjen sa më mbarë të këtij sezoni turistik, i cili do të çelet zyrtarisht të dielën.

Mjete të shumta dhe strukturat përgjegjëse të bashkisë po bëjnë pastrimin dhe shkrifërimin e rërës duke e shndërruar vijën bregdetare fierake të vizitueshme, në një zonë joshëse, ku pastërtia dhe bukuria natyrore e kthejnë atë në një prej destinacioneve të verës.

Darzezë, Seman, Ndërnënas, Pish Poro… Janë vetëm disa nga plazhet e vijës bregdetare të Fierit, bregdete që në pjesën më të madhe të tyre janë ende të panjohura, edhe pse shumë të bukura dhe me pak shpenzime.

Plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13.7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9.5 km.

Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, për qitje me piatel në pyll, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat