Vasili denoncon shpërthimin e autotransformatorit dhe paralajmëron dimër pa drita, reagon OST

Shqipëria

Vasili denoncon shpërthimin e autotransformatorit dhe paralajmëron dimër pa drita, reagon OST

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:18
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, denoncoi sot një skandal që sipas tij po mbahet i fshehtë nga ana e qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se shpërthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 në Nenstacionin e OST, Tirana 2, rrezikon që shqiptarët t’i presë një dimër pa drita.

Vasili më tej thekson se arsyeja e këtij shpërthimi është se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgoricë dhe për këtë shkak tensioni kalon vlerën 445kV.

Sipas tij, largimi i profesionistëve në sistemin energjitik po sjell katastrofa tepër të renda për qytetarët dhe për financat e shtetit.

Gjithashtu Vasili, e cilëson skandaloze faktin që kjo ngjarje po mbahet e fshehtë nga qeveria.

RTV ORA ka kontaktuar me OST pas informacioneve se ka problem në Nënstacionin OST Tirana 2.

Në kontaktet e RTV ORA me inxhinierë që po punojnë për riparimin e defektit konfirmuan që po bëjnë punime.

Inxhinierë të OST konfirmuan për RTV ORA se rreth orës 05:00 ka pasur një defekt dhe po punohet për riparimin e tij.

Instalimi i një nënstacioni të ri kërkon rreth 8 muaj kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat