Ambasada e SHBA-së porosit qytetarët amerikanë para protestës së 2 qershorit

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së porosit qytetarët amerikanë para protestës së 2 qershorit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:20
Ambasada Amerikane, Shqiperi

Dy ditë para protestës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë porosit qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë që të shmangin lëvizjen në zonat ku do të protestohet.

"Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të mëngjesit. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Protestat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat" thuhet në njoftim.

Nuk dihet se pse Ambasada ka dhënë këtë orar pasi zyrtarisht opozita ka njoftuar se protesta do të mbahet pasdite në orën 19:00.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë porositur  të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku protestat zhvillohen.

Rekomandohet

- Të shmangen grumbullimet e mëdha dhe vendet  ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

- Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.

Monitorimi i mediave lokale për përditësime.

-Mbani një profil të ulët

Pas protestës së të shtunës së kaluar, tubimi i radhës pritet të jetë edhe më masive. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat