Tregtarët e Pazarit në Gjirokastër frikë nga hajdutët, dyqanet pa kangjella

Shqipëria

Tregtarët e Pazarit në Gjirokastër frikë nga hajdutët, dyqanet pa kangjella

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:38
Pazari në Gjirokastër

Pas grabitjes së një marketi në zonën muzeale të Gjirokastrës, tregtarët e pazarit karakteristik kërkojnë më shumë prezencë të policisë gjatë natës. Për të ruajtur traditën, pjesa më e madhe e dyqaneve janë pa kangjella por kjo i bën ata objektivë të lehtë për hajdutët që guxojnë të vjedhin në zemër të qytetit.

Grabitja e një marketi në qendrën historike të Gjirokastrës i ka trembur të gjithë tregtarët që operojnë në pazarin karakteristik.

Për të ruajtur traditën, dyqanet në zonën muzeale nuk kanë kanë kangjela apo qepena dhe kjo e lehtëson punën e hajdutëve.

Edhe në marketin e vjedhur, hajdutët hynë brenda vetëm duke hapur me forcë dritaren.

Kamerat e sigurisë dhe sistemet e alarmit janë masat që mund të marrin vetë tregtarët, ndaj kërkojnë më shumë prezencë të policisë gjatë natës.

"Mirë është që në darkë të kemi patrullë policie, ditën nuk vjen njeri. Adoleshtentët i bëjnë këto, të bëjnë dëm".

Vjedhjet në pazarin karakteristik në qendër të Gjirokastrës kanë qenë të rralla, por megjithëatë bizneset kërkojnë marrjen e masave për të mbrojtur punën e tyre.

"Janë të pasiguruara fare të gjitha dyqanet, mund të hapen shumë kollaj. Nuk ka as roje, as siguri, asgjë. Duhet patrullim  unë e kam propozuar dhe te bizneset që të vëmë nga një shumë të vogël të hollash dhe të paguajmë një roje".

Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë në funksion të identifikimit dhe arrestimit të hajdutëve të marketit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat