Landfilli do kthehet në park; Projekti ‘Eco Park’ në Durrës

Shqipëria

Landfilli do kthehet në park; Projekti ‘Eco Park’ në Durrës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:41
Foto

Qershorin e kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda 18 muajve, vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano, në Durrës, do të shndërronte në një park të gjelbër.

“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”, shprehej Rama në 2018-ën.

Por aktualisht të vetmet mjete të rënda që dëgjohen të punojnë brenda territorit të kësaj gangrene, janë ekskavatori që shpërhap mbetjet dhe kamionët të cilët i depozitojnë ato.

Por duket se tashme ka një projekt per ta shndërruar zonën më të ndotur të Durrësit në një park. Projekti është prezantuar nga vetë kryeministri Rama.

Në këtë hapësirë prej 155 mijë metrash katrorë shume pranë detit, janë shkarkuar sasi të mëdha mbetjesh. Zona ndodhet pranë një universiteti, ndërsa ujërat e rrezikshme shkarkohen në det, por kjo nuk do të ndodhë më dhe kjo zonë do të shndërrohet. Shndërrimin e vendgrumbullimit në park, Rama e konfirmoi edhe gjatë emisionit Open, ku tha se ndërtimi i tij do të bëhet në bashkëpunim me privatin.

“Do bëjmë Durrësin. Tmerrin e Durrësit. Aty do bëjmë një park fantastik. Patjetër që kushton. Edhe atë me privat do e bëjmë s’do e bëjmë vet”, tha ai.

‘Eco Parku’ i Durrësit, do të ketë një sërë hapësirash, duke nisur që me parking me automjetet, me terrene të reja sportive, kënde lojërash për fëmijë e kryesisht hapësira të gjelbra për të moshuarit.

Ky vendgrumbullim, që synohet të shndërrohet në një park, është vetëm 15 minuta larg, nga qendra e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat