Arrestohen dy autorët e katër grabitjeve në Tiranë, po largoheshin drejt…

Shqipëria

Arrestohen dy autorët e katër grabitjeve në Tiranë, po largoheshin drejt…

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e katër makinave në Tiranë, janë arrestuar ditën e  sotme nga policia.

Sipas policisë, dy personat u arrestuan në flagrancë, pasi vodhën një automjet në kryeqytet dhe më pas tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës.

Në pranga kanë rënë një 38-vjeçar me inicialet D. D., lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe 32-vjeçari me inicialet Sh. K., lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit  qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të një personi me inicialet V.M.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacion policor i koduar “Shëtitësit”

Operacioni në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të automjeteve, zbardhjes së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve.

Operacioni nga Komisariatit i Policisë Nr 3 Tiranë në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Kapen në flagrancë dy shtetas, të cilët pasi vodhën një automjet në Tiranë tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës.

Shtetasit e arrestuar dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së katër automjeteve, kryer muajt e fundit në Tiranë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale autmomjeti i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë  dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shtëtitësit”.

Mbi bazën e informacioneve të marra  nga burime kofidenciale dhe operative se automjeti i vjedhur po  shkonte drejt qytetit të Pukës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë në bashkëpunim me sherbimet policore DVP Shkoder, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasëve:

D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht :

Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat