Ministria e Jashtme sllovake mirëpret rekomandimin e KE për Shqipërinë

Shqipëria

Ministria e Jashtme sllovake mirëpret rekomandimin e KE për Shqipërinë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:56
Ministria sllovake e Punëve të Jashtme

Ministria sllovake e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane ka mirëpritur rekomandimin e përsëritur për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke vlerësuar edhe progresin e reformave të ndërmarra deri tani.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Sllovaki, e cila thekson gjithashtu se Ministria e Jashtme Sllovene do të vijojë të lobojë për politikën e zgjerimit.

“Ministria Sllovake e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane mirëpret rekomandimin e përsëritur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe vlerëson progresin e bërë deri më tani. Ministria siguron gjithashtu se do vijojë të lobojë për politikën e zgjerimit, si dhe në mbështetje të reformave dhe modernizimit të vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE, të mbështesë ruajtjen e kësaj politike edhe në prioritetet e Komisionit dhe Parlamentit të ri Europian”, thuhet në njoftim.

Komisioni Europian vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë, pa kushte duke vlerësuar në raportin e tij edhe ecurinë pozitive të reformave të ndërmarra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat