Ministri i Jashtëm gjerman: BE të marrë vendim për Shqipërinë në Qershor

Shqipëria

Ministri i Jashtëm gjerman: BE të marrë vendim për Shqipërinë në Qershor

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:27
Michael Roth dhe Gent Cakaj

Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”, se duhet ti qëndrohet fjalës që i është dhënë Shqipërisë në lidhje me angazhimet se saj në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Afati i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, tha ai duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti.

Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “qershori do të ishte koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vision. BE-ja nuk  ka për synim  vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat