“Ringjallet” i moshuari: Në 2011 ka qenë vdekja ime

Shqipëria

“Ringjallet” i moshuari: Në 2011 ka qenë vdekja ime

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:53
Selim Hodo

Pak kohë më parë emisioni “Stop” ishte në Orikum të Vlorës, nga ku solli rastin e të moshuarit Selim Hodo. Ky i fundit shkoi në gjendjen civile për të aplikuar për kartën e re të identitetit, por mësoi se zyrtarisht ishte i vdekur.

“Vajta në gjendjen civile të Orikumit për të nxjerrë kartën e identitetit sepse skadonte karta dhe më tha se nuk je i gjallë. Si nuk jam i gjallë? ‘Nuk je i gjallë’. Në vitin 2011-2012 ka qenë vdekja ime. Unë dua kartën, se pa kartë nuk bëj dot asnjë gjë. Qoftë për vizitë, qoftë për diçka. Pa kartë unë s’bëj dot asgjë se quhem i vdekur. Po s’pata këtë unë kot”, rrëfeu i moshuari.

Por me ndërhyrjen e emisionit “Stop” problemi u zgjidh dhe ai u pajis me kartë identiteti. Selim Hodo tanimë i gëzohet dokumentit të ri, edhe pse për disa çaste “e humbi” sërish, duke e ngatërruar nëpër xhepa. “U bë shpejt. Rrofsh, 100 vjeç të shkosh! Ju falenderoj të gjithëve për përkujdesjen”, u shpreh i moshuari i “ringjallur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat