Vazhdon debati në Gjermani për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Vazhdon debati në Gjermani për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Vazhdon debati në Gjermani për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:14
Ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth

Ndërkohë që Ministri i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth, kërkon që BE të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë bernda qershorit, CDU/CSU duket se do të kërkojë ta shtyjë për në shtator.

“Europa duhet ta mbajë fjalën e dhënë”, tha Ministri i Shtetit për Europën, teksa kujton që afati u shty një herë një vit më parë. Megjithatë, CDU dhe CSU duket se duan që Bundestagu të vendosë në shtator.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, tha se vlerësimi nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati apo jo, nuk mund të merret me nxitim, ndaj vendimi nuk mund të merret pa ardhur shtatori. Ai e argumenton këtë me faktin që Shqiëpria ka ende mangësi me formimin e gjykatave.

Por Ministri Roth e sheh ndryshe. Ai këmbëngul se BE duhet ta vërtetojë parninë e saj në rajon, sidomos për shkak të ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, që sa vjen e shtohet, por edhe për besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Është jetike jo vetëm për sigurinë dhe interesat e BE-së, por edhe për besueshmërinë tonë”, tha Roth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...