Rama mesazh opozitës: Mos dilni nga shtegu i arsyes

Shqipëria

Rama mesazh opozitës: Mos dilni nga shtegu i arsyes

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:47
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër mesazh për opozitën.

Gjatë iftarit të shtruar për besimtarët myslimanë, në nder të “Natës së Kadrit”, Rama dhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë I kërkoi opozitës që të mos largohet nga rruga e arsyes.

Duke cituar edhe librin e shenjtë të Kuranit, Rama tha se pushtetet shkojnë e vijnë, por arsyeja dhe shtegu i saj mbetet përgjithmonë.

Ai shtoi më tej se qeveria e tij është e gatshme të dëgjojë dhe për këtë i ka veshët e drejtuar nga thirrjet e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat