Adoleshenti shqiptar” masakrohet” në grushte e shkelma një grup të rinjsh

Shqipëria

Adoleshenti shqiptar” masakrohet” në grushte e shkelma një grup të rinjsh

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 06:11
Pamje nga video

Një video mjaft e rëndë e regjistruar nëpërmjet celularit dhe ku transmetohet dhunë është publikuar gjatë ditës së sotme.

Në video shihet se si ushtrohet dhunë barbare ndaj një adoleshenti.

Video është publikuar nga News24 dhe pamjet janë mjaft të rënda.

I riu i shtrirë në gjunjë goditet me shpulla, grushte e shkelma në fytyrë nga një grup tjetër adoleshentësh.

Video u është shpërndarë komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.

Nga pamjet, fëmijët që po godasin të riun i kërkojnë atij të përulë veten me fjalë, teksa goditjet nuk pushojnë.

Ende nuk është zbuluar se kush janë agresorët apo adoleshenti që rrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat