PS me 30 këshilltarë më shumë

Shqipëria

PS me 30 këshilltarë më shumë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:41
KQZ

Plotë 33 bashkitë ku kandidatët e Partisë Socialiste do të fitojnë pa garë, kanë sjellë të njëjtën situatë edhe në rradhët e anëtarëve të këshillit bashkiak. 36 subjektet zgjedhore i kanë përjashtuar bashkitë e Konspolit dhe të Delvinës jo vetëm nga kandidatura për kryebashkiak, por edhe për anëtarë të këshillit bashkiak.

KQZ ka regjistruar të shtunën 15 anëtarët e PS për këshillin bashkiak të Konispolit, ndërsa pritet që e njëjta procedura të ndiqet dhe për Delvinën, ku rezulton se pjesë e fletës së votimit do të jenë vetëm këshilltarët e PS.

Deri më tani, KQZ ka regjistruar kandidatët për këshillat bashkiak të 40 bashkive në vend, ndërsa të hënën, do të procedohet dhe me regjistrimin e partive të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat