Paradë kundër bulizmit. Festa e fëmijëve në Elbasan - Bota Sot
Paradë kundër bulizmit. Festa e fëmijëve në Elbasan

Shqipëria

Paradë kundër bulizmit. Festa e fëmijëve në Elbasan

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:48
1 qershori, dita femijeve

Fëmijët e qytetit të Elbasanit zgjodhën një mënyrë ndryshe për të festuar 1 Qershorin.

Të rritur mjaftueshëm për të kuptuar të drejtat e tyre, por edhe për të përcjellë mesazhe mbi bulizmin, nxënësit e shkollave 9-vjeçare marshuan sot në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit me pankarta me mesazhe sensibilizuese. Sipas studimeve, rezulton se së paku një në dhjetë fëmijë ka përjetuar bulizëm në shkollë apo ka kaluar situata të vështira në klasë.

Bulizmi është një fenomen i cili mund të prekë cilindo, ndaj nxënësit kanë një mesazh për bashkëmoshatarët e tyre.

Bulizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues, jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit për komunitetin, sepse fëmijët që preken nga bulizmi, janë reflektimi i të sotmes dhe përcaktues i të nesërmes në shoqëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...