Në rritje keqtrajtimi ndaj fëmijëve

Shqipëria

Në rritje keqtrajtimi ndaj fëmijëve

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Keqtrajtimi i të miturve ka një tendencë në rritje. Është ky konstatimi i raportit të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018.

Entela Binjaku, sociologe: Më e mira e kësaj çështje është që po denoncohet dhe duhet të shqetësohemi për këto shifra që vijnë në rritje.

Sipas këtij raporti vetëm gjatë vitit 2018 janë shënuar 30.23 % më shumë procedime për keqtrajtimin e fëmijëve. Për sociologët kjo vjen për disa arsye.

Entela Binjaku, sociologe:  Edhe fëmijët nuk kanë bërë përjashtim nga rritja e dhunës në familjet shqiptare dhe që nga situata e përgjithshme që kalon e gjithë familja dhe reflektohet në familje. Arse të tjera lidhen edhe me zhvillimin fëmijëve shqiptare, ku rastet e bullzimit janë të shumta. Edhe agresiviteti jashtë dyerve të shtëpisë është rritur.

Një vit më parë janë regjistruar 56 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 19 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat