Ditë reflektimi për të gjithë. Për fëmijët të bëjmë një politikë të sinqertë

Shqipëria

Ditë reflektimi për të gjithë. Për fëmijët të bëjmë një politikë të sinqertë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:54
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka dhënë sot një mesazh me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në një postim në facebook, Ruçi shkruan se 1 qershori është një ditë reflektimi për të gjithë, ndërsa shton: “Për fëmijët të bëjmë një politikë të sinqertë”

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u uroj gjithë fëmijëve të Shqipërisë një ditë dhe një jetë të lumtur e të gëzuar.  1 qershori është një ditë reflektimi për të gjithë: politikën, shoqërinë dhe median. Kjo ditë na rikujton se dija është shtegu kryesor drejt mirëqenies së fëmijëve dhe ne, klasa politike, institucionet, shkolla dhe familja duhet të punojmë pa u lodhur për shkollimin dhe edukimin e fëmijëve tanë.

Për fëmijët të ndërtojmë një ekonomi të fortë, shoqëri të drejtë dhe të bëjmë një politikë të sinqertë.  Të kujdesemi që të mbrojmë fëmijët nga varfëria,  rreziqet e pabarazisë si edhe nga kurthet e teknologjisë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat