Lëkundjet e tërmetit, Zv/ministri Koçi dhe Kreu i Emergjencave nisen drejt Korçës

Shqipëria

Lëkundjet e tërmetit, Zv/ministri Koçi dhe Kreu i Emergjencave nisen drejt Korçës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako janë nisur drejt Korçës, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit mëngjesin e sotëm.

Siç raportoi Ministria e Mbrojtjes, në territorin e qarkut e Korçë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti duke filluar nga ora 06:20 (GTM) deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë.

Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.

Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat