Strukturat e shtetit pranë banorëve të prekur nga tërmeti, masa edhe për furnizimin me ushqime

Shqipëria

Strukturat e shtetit pranë banorëve të prekur nga tërmeti, masa edhe për furnizimin me ushqime

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:12
Pamje nga takimi

Strukturat e shtetit kanë marrë të gjitha masat për të ju gjendur afër banorëve të të prekur nga dëmet që shkaktoi tërmeti që ra mëngjesin e së shtunës në Korçë.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Banesat e dëmtuara kanë pësuar çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash.

Ndërkaq, ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në zonat e prekura nga tërmeti, kanë mbërritur çadrat, shtretër dhe batanije për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar.  Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorëve me ushqime.

Ndërsa në Korçë situata po ndiqet nga afër, nga zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ministria sqaron gjithashtu se efektivë të FA në Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale janë në ndihmë të banorëve për nevojat e tyre.

Bashkia e Korçës ka bërë të ditur se deri në normalizimin e situatës të gjitha sportelet e bashkisë, shërbimet e urbanistikës, kontrollit të territorit, inspektoriatit të ndërtimit, Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike janë në gatishmëri në shërbim të banorëve për çdo problematikë.

Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat