Balla: PS është partia që bën shtet. Në 2019 do hapim negociatat me BE. Lulin dhe Saliun nuk e…

Shqipëria

Balla: PS është partia që bën shtet. Në 2019 do hapim negociatat me BE. Lulin dhe Saliun nuk e…

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:26
Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Balla ka thënë sot se ekipi elektoral i qytetit të Korçës nuk ishte sot i pranishëm në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale, pasi është e angazhuar me situatën e tërmeteve në këtë zonë.

 

“I gjithë ekipi i Korçës nuk është sot këtu, pasi janë të angazhuar me situatën e tërmeteve në Korçë. Kandidati ynë në Korçë dhe të gjithë këshilltarët janë pranë qytetarëve”, tha Balla.

Ai ka folur për modelin e suksesit të PS-së në qeverisjen vendore, teksa tha se maxhoranca do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur edhe bashkitë që drejtoheshin nga e djathta.

“Ne kemi qeverisur me suksese në 35 bashkitë e vendit, në 30 qershor do të marrim përgjegjësinë për të qeverisur edhe ato bashki që nuk kishin mundësinë të kishin modelin tonë qeverisës.

Dhe kudo që ne nuk kishim mundësi të ofronim modelin tonë qeverisës. Ky 1 Qershor i gjen shqiptarët me një lajm të suksesshëm, Komisioni Europian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave me BE-në.

Dua të shpreh bindjen e thellë, që PS jo vetëm që në 2019 filloi negociata për anëtarësim, por PS do të jetë edhe kur të anëtarësohemi.

Më lejoni të them dy fjalë për ata që betohen se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Është krim, ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal kushdo që e kryen. Jam i sigurt që nuk ka ende ndonjë budalla në këtë vend që t’i besojë Lulit e Saliut e të marri veten në qafë. Jemi këtu për t’i treguar shqiptarëve se PS është partia që bën shtet”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat