Basha kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas dëmeve të tërmetit

Shqipëria

Basha kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas dëmeve të tërmetit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:28
Tërmet

Pas lëkundjeve të tëmetit që goditën juglindjen e Shqipërisë, me rajonin e Korçës të prekur më rëndë, ka reaguar përmes disa mesazheve në Twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar”, shkruan Basha.

Për këtë situatë të jashtëzakonshme, ai kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur për të dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojërave politike, por duhet vepruar menjëherë me fonde e veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur”, thekson Basha.

Sipas tij, familjeve të mbetura në mes të 4 rrugëve dhe në gjendje tronditjeje e pamundësie totale, shteti duhet t’iu ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat