PS çel fushatën, Rama: Ata që mendojnë të prishin zgjedhjet duhet të mendohen dy herë

Shqipëria

PS çel fushatën, Rama: Ata që mendojnë të prishin zgjedhjet duhet të mendohen dy herë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:37
Edi Rama

Kryeministri Rama po mban fjalimin e tij në nisje të fushatës elektorale.

Rama: Sot nga kjo vendnisje e maratonës së 30 qershorit unë i them shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdo kujt prej jush që duan të votojë. Kush e çon në mendje se mund tju pengopjë të zgjidhin të mendohet dy herë përpara se ti bjerë me kokë murit themelor të sistemit demokratike.

Ata kanë një problem, janë pak. Ne kemi avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë. Ne jemi punëtore dhe të përkushtuar në këtë drejtim. Ata janë frikacakë dhe janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend. Ata janë në panik dhe prandaj i drejtohen dhunës. Ne jemi në drejtën tonë prandaj i drejtohemi shqiptarëve.

Ata janë të verbuar nga dëshpërimi, prandaj bëjnë gjëra të dëshpëruar. Ne duhet të ecim përpara.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat