Historia e Davidit, në familjen e tij nuk ka 1 qershor

Shqipëria

Historia e Davidit, në familjen e tij nuk ka 1 qershor

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:27
Foto

1 qershori nuk është vetëm ditë feste, për Davidin 8-vjeçar është thjesht një datë, në një ambient të mjeruar. Së bashku me vëllanë dhe prindërit jeton në një dhomë që nuk ofron asnjë kusht. thirrja e prindërve në ditën e  abetares shkon për sigurimin e një banese dhe ndihmë

Në familjen e Davidit, 1 Qershori nuk është ditë feste, në të nuk ka vend për dhurata dhe dëshira.

Edhe pse 8 vjeç nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe pamundësisë së familjes. Nuk ka pasur kurrë lodra dhe për një qershorin dëshiron një të tillë.

"Dua lodra", tha fëmija.

Familja Tufa ka 6 fëmijë, katër prej të cilëve ndodhen në Shtëpinë e Fëmijës. Dy Më të vegjlit, jetojnë në këtë dhomë së bashku me prindërit, në mungesë të energjisë, ujit dhe shpesh të ushqimit.

"Nuk kam asgjë që t'i çojë fëmijëve të mi. Kërkojnë lodra, unë s'kam mundësi që ti blej", tha nëna e fëmijëve.

Nazimja, kërkon strehim dhe ndihmë për ditë më të mira për fëmijët e saj.

"Pa ndihmë ekonomike. Ca me lypje ca me kanoçe, mezi nxjerr bukën e gojës"

Këto pamje nuk janë vetëm realiteti i familjes së Nazimes, por i një pjese të madhe të komunitetit rom përditshmëria e të cilëve është e mbushur me sfida dhe mjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat