Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Korçë

Shqipëria

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në Korçë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:12
Foto

Lëkundjet e tërmetit në qarkun e Korçës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Brenda pak minutave janë regjistruar 4 lëkundje me magnitudë 3 dhe 4 ballë.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, banorët janë të shqetësuar, pasi do t'i duhet të kalojnë natën jashtë.

Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar në fshatrat, Floq, Qafëzezë, Dovoran dhe Vidohovë.

Ndërkohë në fshatin Floq, që është edhe më i prekuri nga kjo dukuri natyrë janë ngritur edhe çadrat, ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat