Breshëri bën "kërdinë" në Elbasan, Balla i përvishet punës

Shqipëria

Breshëri bën "kërdinë" në Elbasan, Balla i përvishet punës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:36
Taulant Balla

Pasditen e sotme në Elbasan ka rënë një shi i dendur i shoqëruar edhe me breshër. Si pasojë në lagjen "5 maji" ka pasur edhe përmbytje.

Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake.

Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.

"Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës", shkruan Balla në Facebook.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat