Tërmetet në Korçë, lajm në mediat e huaja

Shqipëria

Tërmetet në Korçë, lajm në mediat e huaja

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:01
Foto

Tërmetet në Korçë kanë zënë hapësirë edhe në mediat e huaja.

“Reuters”, “Asociatedd Press”, “Uashington Post” "Euronës" etj kanë raportuar për lëkundjet sizmike që janë shënuar në qarkun e Korçës, në Shqipëri.

“Gjashtë tërmete në hapësirën prej dy orësh, e para me një madhësi prej 5.3, tronditën të shtunën Shqipërinë juglindore duke plagosur katër vetë dhe duke shkaktuar dëme në 100 shtëpi, thanë autoritetet dhe dëshmitarët okularë. Katër vetë u lënduan nga rënia e mureve, kulmeve dhe llaçit të shtëpive të tyre dhe u dërguan në spital në qytetin kryesor të Korçës në pjesën lindore të Shqipërisë”, shkruan “Reuters”.

"Gjashtë tërmete tronditën Shqipërinë juglindore brenda dy orëve të shtunën, duke plagosur pesë vetë dhe duke dëmtuar pesë shtëpi, tha Ministria e Mbrojtjes dhe mediat lokale", shkruan Euronews në gjuhën arabe.

Me tituj të ngjashëm hapin artikujt për tërmetet në Korçë edhe mediat e tjera të huaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat