‘Do vdesim këtu dhe s’i lëmë shtëpitë’, Banorët: Llahtari, 60-vite s’e kemi parë këtë tërmet

Shqipëria

‘Do vdesim këtu dhe s’i lëmë shtëpitë’, Banorët: Llahtari, 60-vite s’e kemi parë këtë tërmet

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:52
Grua

Një pjesë e banorëve që kanë lënë shtëpitë dhe kaluan natën jashtë tregojnë për Report Tv frikën që kanë përjetuar nga lëkundjet e tërmetit. “E tërë shtëpia është e shkatërruar nuk futesh dot brenda, kemi frikë që të futemi brenda, nuk jemi të sigurt, edhe këtu që jemi…” tha njëri.

Ndërsa një grua u shpreh se “Jemi në një gjendje e jashtëzakonshme, llahtari, një tërmet i madh, që nuk e kemi marrë, u bëra 60-vjeç nuk kam parë tërmet të tillë. Nuk kemi ngrënë as bukë asgjë. Shtëpia është bërë gërmadhë, kanë rënë muret”.

Por ka edhe nga ata që nuk i kanë braktisur shtëpitë edhe pse rrezikojnë jetën. “Unë jam me nusen dhe dy fëmijët, babain e mamin i kam lënë në shtëpi, pasi thonë këtu të vdesin dhe shtëpitë nuk i lemë. Shtëpia është bërë e pabanueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat