Digjet automjeti gjatë natës në Gramsh, dyshimet e para

Shqipëria

Digjet automjeti gjatë natës në Gramsh, dyshimet e para

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:57
Automjet

Një automjet tip “Benz” me targë AA999XS është djegur gjatë natës në  Gramsh. Burime për “Balkan Web” bëjnë me dije se automjeti  rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.

Automjeti është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat