Nga Shkodra për të kultivuar kanabis në Pukë, arrestohet 26 vjeçari

Shqipëria

Nga Shkodra për të kultivuar kanabis në Pukë, arrestohet 26 vjeçari

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:55
Kanabis

Një 26 vjeçar është arrestuar në fshatin Mogurush të Pukës, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa.Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale G.M, banues në Shkodër, u kap me 170 kubikë lëndë narkotike.

 

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin  Mogurush, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat