Ndotja në Darëzezë/ Kolektori i një stalle shkarkon në bregdet

Shqipëria

Ndotja në Darëzezë/ Kolektori i një stalle shkarkon në bregdet

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:02

Ndotja e këtij kolektori nga një kompleks derrash në Povelcë të Fierit, dëmton bujqësinë, gjallesat, blegtorinë e mbi të gjitha bregdetin e Darëzezës.

Mbetjet që dalin nga rritja e derrave shkarkohen në kolektor, problem të cilin Top Channel e denoncoi dy vjet më parë. Si pasojë e publikimit situata u duk se u përmirësua për gjashtë muaj.

Por ndotja është e dukshme sot.

Fermerët, barinjtë dhe të apasionuarit pas peshkimit kërkojnë ndërhyrje.

Ujërat e kolektorit derdhen në bregdetin e Darëzezës dhe në prag të sezonit turistik nuk janë reklama më e mirë për një prej zonave me pisha në buzë të Adriatikut ende e paprekur nga ndërtimi i vrullshëm në brigjet tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat