Rama batuta me shefin e NATO-s për motin: I kërkova ndjesë… - Bota Sot
Rama batuta me shefin e NATO-s për motin: I kërkova ndjesë…

Shqipëria

Rama batuta me shefin e NATO-s për motin: I kërkova ndjesë…

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 17:14
Edi Rama

Moti vazhdon të na surprizojë, jemi në datë 2 qershor por reshjet e shiut vijojnë, po ashtu edhe temperaturat në ulje që nuk favorizuan qytetarët të shkojnë në bregdet. Gjatë fjalimit që kryeministri Rama mbajti para se të merrte fjalën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha se i kishte kërkuar ndjesë për motin, por sipas Ramës me një mot të tillë shefi i NATO-s do jetë mësuar dhe ndoshta do jetë ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.

I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit, por dhe mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji, tha kryeministri Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat