Berat, Sildi Hajrullahu fitues i festivalit të 47-të këngës për fëmijë

Shqipëria

Berat, Sildi Hajrullahu fitues i festivalit të 47-të këngës për fëmijë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sildi Hajrullahu me këngën “Fluturoj me këngën” u shpall fitues i festivalit të 47-të të këngës për fëmijë të zhvilluar nga 31-1 qershor në sallën e shfaqjeve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

Juria e festivalit me vendin e dytë vlerësoi Orelia Memaj, me këngën “Radioja” dhe Vanesita Golemi me këngën “Qytetit tim”;, ndërsa në vendin e tretë, Andreina Muçi, me këngën “Ndaj dhe ne e duam” & Laura Durda, me këngën “Për një botë më të mirë”.

Fituesit u përshëndetën nga nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo dhe nga anëtarët e jurisë, të cilët vlerësuan performancën e mrekullueshme të fëmijëve në këtë festival.

Ky aktivitet ishte konceptuar nga organizatorët në formën e një show artistik, ku përveç interpretimit të këngëve konkurruese, trupa e baletit dhe e valltarëve të Qendrës Kulturore performuan disa nga pjesët më të bukura të repertorit të tyre.

Mbërmjen e djeshme, nga 23 këngët pjesëmarrëse, juria e festivalit kishte përzgjedhur 16 këngë, prej të cilave u shpal edhe fituesja e këtij edicioni.

Bukuria e interpretimit, muzika e orkestruar mjeshtërisht nga udhëheqësi artistik, Altin Metohu, tekstet e përzgjedhura me kujdes, zërat e ngrohtë fëminorë, i dhanë një bukuri të veçantë kësaj gare artistike. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat