Balla: Dëme të mëdha nga përmbytjet, po veifikohen

Shqipëria

Balla: Dëme të mëdha nga përmbytjet, po veifikohen

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:03
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla po ndjek nga afër situatën e krijuar pas përmbytjeve në Elbasan.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se situata në lagjen “5 Maji” është drejt normalizimit por se dëmet në bujqësi janë të mëdha.

“Situata në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan drejt normalizimit, por dëmi në bujqësi është shumë i madh, sidomos zona e Godoleshit ku qershia është e vetmja e ardhur. Ministria e Bujqësisë u vu në lëvizje për verifikimin e dëmeve”, shkruan Balla duke treguar momente nga tërheqja e ujit me bote dhe dëmet e shkaktuara në pemë frutore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat