Eskalon protesta e opozitës, protestuesit përleshen me policinë

Shqipëria

Eskalon protesta e opozitës, protestuesit përleshen me policinë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:28
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Ndërkohë që policia shpërndau me gaz lotsjellës protestuesit para Kuvendit të Shqipërisë, opozita është mbledhur para selisë së Partisë Demokratike.

Kreu demokrat Lulzim Basha nga aty barti përçoi mesazhin e opozitës se shqiptarët nuk do të durojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në pushtet me dhunë.

Ai quajti qeverinë aktuale kupolën e krimit, duke thënë se Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të japin përgjegjësi për, siç u shpreh ai, dhunën ndaj protestuesve.

“Nuk ka demokraci, ka vetëm despotizëm si ai që Edi Rama do të instalojë në Shqipëri për të shkatërruar investimet evropiane dhe të sundojë si kryehajdut”, u shpreh Basha.

“Fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli, vetëm ju”, i është drejtuar masës së protestuesve kreu demokrat, duke shtuar se zgjedhjet duhet të jenë të ndershme dhe të lira dhe jo nën kërcënime.

“Në protestën e ardhshme, populli do ta thotë fjalën e vet”, tha Basha në përmbyllje të protestës së 7.

***

Protesta e shtatë kombëtare e opozitës, deri më tani është zhvilluar paqësisht.

Por pavarësisht kësaj, ka pasur edhe disa momente tensioni, ku disa protestues kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por mesa duket thirrja e Bashës për t’u tërhequr i ka qetësuar.

As në këtë protestë nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset që hidheshin nga protestuesit.

Këto protesta të thirrura nga opozita vijnë pasi kjo e fundit doli nga parlamenti duke djegur mandatet në fund të shkurtit me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partitë opozitare me në krye PD-në kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme që do i hapin vendit rrugën e integrimit.

Një efektiv policie është lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkon kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj…

Image

Basha: Rama në Lezhë lexoi plagjiaturën e Albin Kurtit

Kreu i PD, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edia Rama, i cili sot prezantoi kandidatin e PS-së Pjerin Ndreun për Lezhën.

Sipas Bashës, fjalimi i Ramës në Lezhë ishte një plagjiaturë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik! Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund.  Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, tha ai.

Image

Protesta e 7-të e opozitës, kërkohet largimi i Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalimin e tij, para protestuesve në Tiranë, bëri edhe një herë thirrje për largimin e qeverisë aktuale me në krye Edi Ramën, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar shtoi numrin e të papunëve Rama dhe ai duhet të japë llogari para drejtësisë për votat e vjedhura.

Basha ka deklaruar se Rama është drejt fundit dhe se sot duhej të ishte para drejtësisë për të paguar për vjedhjen e pushtetit, ndërsa shtoi pushtetin populli do ta marrë mbrapsht me çdo kusht dhe çmim.

Fjala e kryedemokratit u shoqërua jo vetëm me ovacionet e mbështetësve që në kor thërrisnin “Rama ik”, por edhe me zhurmën e vuvuzelave dhe shpërthimeve të kapsollave.

“Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije, sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet. Të largojmë kryeministrin që shtoi papunësinë”, u shpreh Basha.

Protesta e 7-të e opozitës, kërkohet largimi i Ramës

Në protestën e sotme balonat janë zëvendësuar me tullumbace ‘Rama ik’, ndërkohë që të rinjtë kanë formuar një rreth me yje para oborrit përmes të cilit duan të përcjellin mesazhin se edhe vendet e Bashkimit Evropian janë kundër qeverisë Rama.

Image

Në protestë do të mungojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet jashtë vendit.

Ende nuk është bërë i ditur skenari i protestës, por është njoftuar se fjalimi i vetëm politik do të mbahet nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat