Basha: Të largojmë kryeministrin që shtoi papunësinë

Shqipëria

Basha: Të largojmë kryeministrin që shtoi papunësinë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:22
Pamje nga protesta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalimin e tij, para protestuesve në Tiranë, bëri edhe një herë thirrje për largimin e qeverisë aktuale me në krye Edi Ramën, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar shtoi numrin e të papunëve Rama dhe ai duhet të japë llogari para drejtësisë për votat e vjedhura.

Basha ka deklaruar se Rama është drejt fundit dhe se sot duhej të ishte para drejtësisë për të paguar për vjedhjen e pushtetit, ndërsa shtoi pushtetin populli do ta marrë mbrapsht me çdo kusht dhe çmim.

Fjala e kryedemokratit u shoqërua jo vetëm me ovacionet e mbështetësve që në kor thërrisnin “Rama ik”, por edhe me zhurmën e vuvuzelave dhe shpërthimeve të kapsollave.

“Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije, sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet. Të largojmë kryeministrin që shtoi papunësinë”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat