Protesta e opozitës, reagon Ambasada britanike: Nuk ka vend për dhunë

Shqipëria

Protesta e opozitës, reagon Ambasada britanike: Nuk ka vend për dhunë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:02
Pamje nga protesta

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar pas zhvillimeve të fundit para Parlamentit shqiptar, ku opozita është ndeshur me forcat e policisë.

Në një deklaratë për media, ambasada britanike thotë se nuk ka vend për dhunë apo pajisje shpërthyese në një protestë paqësore.

Deri më tani raportohet se janë tre efektivët e lënduar nga kapsollat e hedhura prej protestuesve.

Herë pas here dëgjohen forcat e policisë teksa u drejtohen protestuesve të mos vijojnë me veprimet e dhunshme. Thirrje ata kanë edhe për Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin që të të tërheqin protestuesit e dhunshëm.

Gjithashtu mësohet se afro 30 efektivë policie janë zhvendosur para Ministrisë së Brendshme, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi kreut të PD të frenonte protestuesit që sulmonin forcat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat