LSI: Tërmetet, të shpallet urgjent gjendja e jashtëzakonshme në Korçë

Shqipëria

LSI: Tërmetet, të shpallet urgjent gjendja e jashtëzakonshme në Korçë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:35
Endrit Braimllari

Kjo është thirrja e LSI-së, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Braimllari.

Në një mesazh në Fb, Braimllari, në shenjë solidariteti me banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore e tërmeteve në qarkun Korçës, shprehet se reshjet e shumta te shiut po përkeqësojnë situantën, ndaj "u bëj thirrje organeve të qeverisë qendrore dhe lokale, ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit, bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Emergjencave Civile të mos tallen me banorët."

"Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe t'u gjenden pranë, jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohjeje, por t’i ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme për atë zonë dhe të mos bëjnë fasadë dhe "show" politik,” thekson Braimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat