Tërmeti në Korçë, Salianji: Banorët i futën në çadra, vetë hanë e pinë në restorante

Shqipëria

Tërmeti në Korçë, Salianji: Banorët i futën në çadra, vetë hanë e pinë në restorante

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:01
Ervin Salianji

Ish-deputetë të PD ishin sot në zonën e prekur nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ervin Salianji i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme dhe të rindërtojë shtëpitë e banorëve nga e para.

Ai tha se banorët nuk kanë nevojë për shou dhe lëmosha, pasi sipas tij ajo që po bën qeveria është tallje.

Ervin Salianji: Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë. I paguajnë taksat shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe tju rindërtojë shtëpitë ose t'i dëmshpërblejë që të bëjnë banesat nga fillimi. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për shou. Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e begëtive që janë edhe më të mira. Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar. Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë gjë si të vjedhin. Mos i pranonin, kërkojuni tju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani taksat. Mos vijnë për shou gjasme lotojnë apo gjasme ju bie rimeli. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte. Por të gjejnë kushte dinjitoze, qoftë edhe në hotele në Korçë dhe të japë siguri që do të rindërtohet banesat nga fillimi. 

Ndërsa banorët paralajmëruan se çadrat e vëna në dispozicion nga qeveria do ti ngrene përpara prefekturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat