Protestat e dhunshme pengojnë reformat e Shqipërisë, dialog për zgjidhjen e krizës - Bota Sot
Protestat e dhunshme pengojnë reformat e Shqipërisë, dialog për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Protestat e dhunshme pengojnë reformat e Shqipërisë, dialog për zgjidhjen e krizës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:14
Miroslav Lajçak

“Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita, është bërë shumë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët”, deklaroi sot në Tiranë, kryetari i radhës së OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak.

Në një konferencë me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kryediplomati sllovak tha se “vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare”.

Lajçak tha se e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për krizën politikë është dialogu konstruktiv.

I pyetur për zgjedhjet e 2017-ës, ai tha se “zgjedhjet në Shqipëri janë monitoruar nga autoritete ndërkombëtare përfshirë OSBE-ODIHR që është autoriteti më i lartë në këtë drejtim dhe ka pasur raporte që tregojnë së pari se procesi juaj zgjedhor përmbush kërkesat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

“Shumë breza të Shqipërisë kanë ëndërruar të kenë zgjedhje të drejta dhe të ndershëm dhe kjo e drejtë duhet respektuar që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre”, theksoi Lajçak.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë monitoruar nga autoritete ndërkombëtare përfshirë OSBE-ODIHR që është autoriteti më i lartë në këtë drejtim dhe ka pasur raporte që tregojnë së pari se procesi juaj zgjedhor përmbush kërkesat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njëkohësisht ODIHR ka nxjerrë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor”, shtoi ai.

Prandaj, nënvizoi Lajçak rruga drejt zgjidhjes është që të zbatohen më mirë këto rekomandime rekomandime dhe si të përmbushen standardet më të larta për të siguruar zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...