Mbërrin nesër në Vlorë trupi i parodistit Muhamet Liko - Bota Sot
Mbërrin nesër në Vlorë trupi i parodistit Muhamet Liko

Shqipëria

Mbërrin nesër në Vlorë trupi i parodistit Muhamet Liko

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:50
Muhamet Liko

Trupi i pajetë i parodistit të famshëm, Muhamet Liko do mbërrijë të martën në Vlorë.

Homazhet në nder të "Mjeshtrit të madh" do të zhvillohen nesër në orën 12:00 -14:00 në hollin e teatrit " Petro Marko" për të vijuar më tej ceremonia e përcjelljes për në varrezat e qytetit.

Aktori i humorit u nda nga jeta më 30 maj, në moshën 65-vjeçare. Ai ndërroi jetë në Itali, për shkak të atakut kardiak. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e zemrës.

Shfaqja e tij e fundit ne Teatrin e Vlorës ka qenë “koktejl në piano bar” e ardhur në skenën vlonjate me 13 prill.

Që prej asaj kohe mësohet të ketë shkuar në Itali. Për tu mbajtur në mbikqyrje për problemet që ka pas me zemrën.

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin "Mjeshtër i madh".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...