‘Shota’ e Haklajve i shkruan Berishës: Zgjidh një studio televizive dhe përballu me mua!

Shqipëria

‘Shota’ e Haklajve i shkruan Berishës: Zgjidh një studio televizive dhe përballu me mua!

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:04
Zylfije Haklaj dhe Sali Berisha

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë është treguar e gatshme që të përballet në një studio televizive me Sali Berishën.

Në një shënim në facebook ajo shprehet se publiku duhet ta dijë rrjedhën e ngjarjeve mes familjes së saj dhe Sali Berishës.

“Jam e gatshme nga ky moment ne cilendo studio televizive te perballem me Berishen.

Ne se deshiron le ta zgjedhe vete studion televizive.

Meqense Sali Berisha kurre nuk na dha nje mundesi sqarimi ose arsyetimi familjes tone, i kerkoje debat televiziv ku te gjithe ata qe jane te interesuar do ta mesojne te veteten e rrjedhes se ngjarjeve deri ne ditet e sotme ne mes te familjes tone dhe Sali Berishes.

Dua qe dhe vete Berisha te mesoje qe kurre nuk e diti nga kush u perdore kunder familjes tone.”- shkruan motra e Haklajve në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat