“Tani do flasë sovrani”, Blendi Klosi i përgjigjet paralajmërimit të Bashës për 8 qershorin

Shqipëria

“Tani do flasë sovrani”, Blendi Klosi i përgjigjet paralajmërimit të Bashës për 8 qershorin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:20
Blendi Klosi

Në përmbyllje të protestës së 2 qershorit, kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se tashmë ka mbaruar koha e fjalëve, e në protestën e radhës do flasë sovrani, duke dhënë edhe sinjalin për protesta të dhunshme. I ftuar në studion e Top Talk, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, komentoi shprehjen e Bashës, duke theksuar se sovrani flet vetëm me votë, e zgjedhjet e radhës ku ata do të shprehin ‘fjalën’ e tyre është më 30 qershor.

“Që të dëshmojmë se çfarë flet sovrani, shkojmë në zgjedhje. 30 qershori dita kur sovrani do të flasë. Sovrani do të flasë me votë, kjo është ajo që e shqetëson opozitën”, u shpreh Klosi.

Sipas ministrit të Mjedisit, nëse kihet parasysh ‘fjala e sovranit’ jashtë demokracisë, merret parasysh dhuna gjatë protestës natën e kaluar tregoi se është lidershipi ai që e komandon edhe dhunën.

“Sovrani flet me votë. Nëse pastaj flasim jashtë demokracisë, janë pastaj zhvillime si ajo e djeshmja, ku gjatë protestës së opozitës pati akte dhune. Ndryshe nga 1 javë më parë kur nuk pati episode dhune, dje pati akte të rënda dhune. Çka tregon se është lidershipi i protestës ai që komandon dhunën”, u shpreh Klosi, duke shtuar se edhe 3 protestuesit e plagosur ishin lënduar jo nga forcat e policisë, por nga vetë protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat