Politika shqiptare me sytë nga Gjermania

Shqipëria

Politika shqiptare me sytë nga Gjermania

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Drejtues të PS dhe të PD janë nisur drejt Gjermanisë ku do të diskutohet situata politike në Shqipëri si dhe negociatat e integrimit. Drejt Berlinit po ashtu do se niset dhe Presidenti Ilir Meta ku pritet të zhvillojë një axhendë të ngjeshur takimesh.

Kriza e thellë politike më shumë se 3 mujore, ka bërë që të hënën të fluturojnë drejt Berlinit në takime të ndara, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Berlin ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme për situatën politike në vendin tonë, ndërsa axhenda është mbajtur e fshehtë, ndërsa thuhet se ajo është përgatitur nga fondacioni, Conrad Adenauer. 

Kryetari i Partisë Demokratike pritet që të zhvillojë takime intensive në Kancelarinë dhe Bundestagun gjerman, në përpjekeje për ti sensibilizuar dhe bindur për situatën në vendin tonë. 

Drejt Berlinit ka fluturuar edhe kreu i grupit socialist Taulant Balla, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ajo e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mazhoranca më shumë se sa kriza politike është fokusuar tek integrimi, kjo para  shqyrtimit të raportit të Komisionit Evropian në Bundestag.

Përfaqësuesit e mazhorancës do të zhvillojnë takime në Bundestag, ndërsa do të takohen  me raportuesit për Ballkanin Perëndimor në  Bundestag.

Kjo vizitë vjen në kuadër të lobimit dhe tentativës për të bindur  grupet skeptike për të votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. 

Por po në Gjermani do të niset dhe presidenti Ilir Meta, ku në axhendë pritet të jenë sërish diskutimet për situatën në Shqipëri.

Edhe pse ka pak gjasa që në kthim palët të vijnë me një formulë zgjidhjeje, sërish vizita shihet si një faktor pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat