Rama, ironi me Berishën në Kurbin: Plak që e mban opozitën lidhur si kokrrat e tespijeve…

Shqipëria

Rama, ironi me Berishën në Kurbin: Plak që e mban opozitën lidhur si kokrrat e tespijeve…

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:37
Edi Rama

Opozita ka frikë nga ballafaqimi me votë. Kështu u shpreh Edi Rama në Kurbin teksa prezantoi kandidaten Majlinda Cara.

Kryeministri u shpreh se zgjedhjet janë demokratike për aq kohë sa opozita nuk u pengua, por e braktisi vetë 30 Qershorin.

“Imagjinoni një moment sikur ne t’i shtynim zgjedhjet për hir të opozitës që nuk merr pjesë. Pas disa kohësh do të dilnin parti të tjera e do kërkonin shtyerje pafundësisht. Por shoqëria nuk funksionon me parimin ‘hapi rrugë budallait’. ” – tha Rama.

Rama tha se opozita do të tkurret gjithënjë e më shumë.

Plaku që i mban lidhur ata si kokrrat e tepsijeve nxorri një video sikur dy protestues ishin rrahur nga policia. Në fakt babë e bir ishin masakruar nga huliganët me shkopa hekurit në mes të protestës” – tha kryeministri në Kurbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat