Gjykata liron pasuritë e sekuestruara

Shqipëria

Gjykata liron pasuritë e sekuestruara

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Gjykatat rrëzojnë rreth 70 për qind të kërkesave të prokurorisë dhe policisë për sekuestrot apo konfiskimin e pasurive të të akuzuarve. Të dhënat janë bërë publik në Komisionin parlamentar të Sigurisë ku është kërkuar dhe ndryshimi i formës së menaxhimit të pronave të bllokuara. Një nga propozimet është dhe shitja e automjeteve që janë bllokuar nga policia.

Kërkesat e prokurorisë për konfiskimin e aseteve të akuzuarve në rreth 70 % të rasteve refuzohen në gjykata.

Shifrat janë bërë të ditura në Komisionin e Sigurisë nga Artur Kala, kreu i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë diskutimit për ndryshimin e projektligjit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Drafti parashikon administrimin e pasurive nga Agjencia e aktiviteteve të paligjshme për të cilat gjykatat ende nuk janë shprehur me vendim të formës së prerë.

Kala: 70% e pasurive revokohen nga gjykatat dhe ky është një problem. Ne si Agjenci na ka detyruar që të bëjmë ndryshime ligjore në ligjin antimafia.

Një tjetër problem mbetet ai i automjeteve të sekuestruara nga policia, të cilat janë të parkuara në ambientet e komisariateve.

Për shkak të numrit të lartë, është propozuar shitja e mjeteve.

Kala: Synojmë që edhe shitjen në fazën e sekuestros, kuptohet me vendim gjykate.Të mos rrinë 5 vjet deri në përfundim të procesit por të shiten në momentin e sekuestros dhe personit ti kthehet vlera ose buxhetit të shteti.

Kala ka ngritur shqetësim mungesën e stafit, ndaj ka kërkuar rritjen e fondeve me qëllim punësimin e numrit të duhur të ekspertëve.

Për një menaxhim më të mirë të aseteve është kërkuar dhe krijimi i statistikave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat