Apeli i KMSH-së në ditë para Fiter Bajramit: Sheshoni mosmarrëveshjet, falni dhe duhuni

Shqipëria

Apeli i KMSH-së në ditë para Fiter Bajramit: Sheshoni mosmarrëveshjet, falni dhe duhuni

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:24
Bujar Spahiu

Pas një muaji sakrifice dhe faljesh, besimtarët myslimanë do të kremtojnë të martën Fiter Bajramin. Dita do të nisë me leximin e Kuranit në orën 05:35 minuta ndërsa në orën 06:00 do të falet namazi.

Në urimin e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu tha se Bajrami nuk është vetëm një ditë gëzimi por një ditë ku duhet të sheshohen keqkuptimet dhe zënkat. 

Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar.

Kreu i KMSH-së theksoi se nuk duhet të lënë jashtë vëmendjes fëmijët dhe të pamundurit.

Fiter Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë kësaj dite shpërndahen dhurata apo ndihma për njerëzit në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat