Rama, laçianëve: Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie

Shqipëria

Rama, laçianëve: Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kurbin.

Ai prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për Kurbinin, Majlinda Carën.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek protesta e djeshme.

Kryeministri thumboi Berishën, i cili pak orë më parë denoncoi dhunën e policisë ndaj dy protestuesve të opozitës.

Sipas Ramës, pamjet filmike tregojnë se protestuesin janë dhunuar nga një grup huliganësh.

Rama u shpreh:

E patë se cfarë ndodhi dje dhe e patë se si plaku që i mban lidhur si kokrrat e tespies, nxori sot sikur protestuesit ishin masakruar nga policia. Në fakt protestuesit ishin masakruar nga ata vetë, nga huliganë me shkopinj hekuri.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë paralajmërimin, se kush cënon zgjedhjet, nuk do të ketë të drejtë të shkelë në Itali dhe BE.

Ai iu drejtua laçianëve me fjalët:

Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie.

Aktualisht legjislacioni shqiptar nuk parashikon një sanksion të tillë dhe nuk dihet se nga burojnë fjalët e Ramës, i cili ka filluar të flasë edhe si ambasador.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat